Pedagogu i Mjekësisë si dhe mjeku Genc Stroni ka deklaruar në protestën e sotme se kërkesat që po parashtrojnë janë minimale. Teksa ka folur në protestë, Stroni ka shtuar se tani nuk ka ndryshime mes një pedagogu dhe dhe një personi që lan makinat në lavazh, duke e theksuar kështu edhe një here se rrogat dhe pensionet duhen rritur.
“Nuk po kërkojmë ndonjë gjë të madhe, po kërkojmë minimumin jetik. Krahasoheni me këdo punonjës në sektorin privat dhe bëni ndryshimin me një pedagog që ka të njëjtën pagesë me një që lan makinat në lavazhdin më të rëndomtë. Duhet të ngrihen të gjitha rrogat, edhe pensionet. Mos harroni që është bërë presion pedagogëve dhe shumë madje. E vërteta është që të gjithë janë me zemër në këtë miting. Të gjithë janë këtu që kur kanë firmosurt për peticionin”, tha Stroni.