Një 25-vjeçar shqiptar dhe një 28-vjeçare greke janë arrestuar në qendër të Athinës nga efektivët e Nëndrejtorit të Prokurorisë së Narkotikëve pranë Sigurimit të Atikës, të akuzuar për trafik droge. Makeleio shkruan se pas informacioneve të Prokurorisë së Narkotikëve për dy persona që trafikonin kokainë në zonën e gjerë të qendrës së Athinës, të pandehurit u identifikuan dhe u vërtetua aktiviteti i tyre kriminal.
Në një kontroll që u krye, dy të arrestuarit posedonin një pako kokainë me peshë 50 gram, me qëllim shitjen e saj. Më pas, në kontrollin e kryer në banesën e tyre u gjetën dhe u konfiskuan 9 pako me 110 gramë kokainë, një peshore elektronike precize, 3 celularë dhe një shumë prej 500 euro. Dy të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Penale të Athinës.