Caktohet data/ Gjykata e Apelit do të shqyrtojë ankimimin e PD

Gjykata e Apelit pritet të shqyrtojë ankimimin e Partisë Demokratike më datë 3 Nëntor.

Mësohet se çështja që do të shqyrtohet lidhet me depozitimin e statutit dhe vendimeve të Kuvendit Kombëtar të datës 17.07.2021

Njoftimi i plotë:

Në vijim të komunikimeve mbi veprimtarinë e Gjykatës së Apelit Tiranë, ju njoftojmë se:

Në datë 3 Nëntor 2022, ora 10:30, do të gjykohet çështja me kërkues Partia Demokratike e Shqipërisë, lidhur me ankimin e saj ndaj vendimit  datë 18.03.2021 të Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Trupi gjykues që e shqyrton çështjen përbehet nga gjyqtarët: Irida Kacerja (relatore), Genti Shala dhe Emona Muçi.

P.s. kjo çështje lidhet me depozitimin e statutit dhe vendimeve të Kuvendit Kombëtar të datës 17.07.2021.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *