Ukrainasit po pajisen me këtë pilulë, ja për çfarë shërben

Ukraina ka nisur përgatitjet e saj për t’iu kundërpërgjigjur kërcënimeve të Putinit për sulm bërthamore. Lufta zhvillohet që prej datës 24 shkurt kur rusët sulmuan Ukrainën, tashmë këta të fundit janë duke fituar, por frika më e madhe lidhet me përdorimin e armëve bërthamore nga Putini në rast se i rrezikohet pushteti apo ukrainasit i afrohen Krimesë.

Nisur nga situata e krijuar, mësohet se administrata ukrainase, e cila mori masa pas kërcënimit bërthamor të Putinit, filloi përgatitjet në kryeqytetin Kiev dhe shpërndau pilula jodi në qendrat e evakuimit.

Këshilli i qytetit të Kievit njoftoi se pilulat, të cilat merren pak para ose menjëherë pas ekspozimit ndaj rrezatimit bërthamor dhe ndihmojnë në bllokimin e përthithjes së rrezatimit të dëmshëm, do të shpërndahen në zonat e prekura nëse është e nevojshme, raporton abcnews.al.

Çfarë janë këto pipula dhe si duhen përdorur?

Pilula e jodit është një përbërës që nuk ka efekt në uljen e ndikimit radioaktiv, por parandalon depozitimin e materialit radioaktiv të marrë nëpërmjet thithjes së ajrit.

Tabletat e jodit janë përbërës të jodit jo radioaktiv. Tabletat e jodit duhet të merren sa më shpejt që të jetë e mundur për të parandaluar kontaminimin e trupit me material radiaktiv në rast të ndonjë sulmi.

Të parat që preken pas ekspozimit ndaj radioaktivitetit janë tiroidet. Nisur nga kjo, nëpërmjet jodit, gjendrat tiroide “ngopen” me këtë jod dhe nuk akumulojnë më jodin radioaktiv që mund të jetë shpërndarë pas një sulmi të mundshëm.

Si përdoren?

Tabletat nuk duhet të merren me stomak bosh nëse është e mundur. Për lehtësi, mund të shpërbëhen në një lëng të preferuar dhe të pihen.

Ato treten mirë në trup dhe nuk kanë efekte anësore, përveç ndonjë rasti të rallë të problemeve me tretjen.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *