Reperi Gramoz Aliu, i njohur me emrin e tij të artit Mozzik, ka qenë mjaft i përfolur së fundmi pas publikimit të këngës së re dedikuar vajzës së tij Hana. Mozzik është aktiv në rrjetet sociale ku lajmëron ndjekësit për projektet muzikore dhe koncertet e tij, por së fundmi ajo që ka preferuar reperi të ndajë me ndjekësit është diçka e veçantë. Bëhet fjalë për një tatuazh të ri, të cilin reperi e ndau në ‘Instastory’. “Luftëtar”, është kuptimi i tatuazhit, e shkruar arabisht në dorën e tij.
Në këngën re, e titulluar “Të dua”, reperi shprehte keqardhje e dhimbje për faktin që s’mund të ishte i pranishëm sa do të donte ai në jetën e Hanës, sepse prindërit e saj u ndanë shumë të rinj.
Arsyeja pse u ndanë? “Më mirë s’po e tregoj se është shumë e rëndë”, thotë Mozzik, ndaj dyshimet nisën menjëherë. Fansat aluduan për një tradhti nga Loredana, duke qenë se Mozzik shfaqej revoltuar në rreshtat e tij.