Durrës/ Vetëplagoset me armë një 32-vjeçar  

Një plagosje me armë ka ndodhur në Durrës, ku është lënduar një 32-vjeçar.

Dyshohet se shtetasi me iniciale A.H., është vetëplagosur lehtë në këmbë, me një armë zjarri pistoletë të cilën e mbante pa leje.

Mësohet se i riu është arrestuar për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit”, shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në lagjen nr. 18, Durrës, pasi dyshohet se aksidentalisht është vetëplagosur lehtë, në këmbë, me një armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme në lidhje me këtë rast.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *