Arian Agushi, i njohur si Gold Ag ka qenë në qendër të vëmendjes, pasi u bë baba për herë të dytë disa ditë më parë. Këngëtari është komentuar shumë në rrjet për emrat e padëgjuar që ka zgjedhur për djemtë e tij. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai zbuloi arsyet pse djemtë i ka quajtur Gueril dhe Front.
“Gueril ka lind në 28 Nëntor 2020, ditën e flamurit. Arsyeja ka qenë se ushtria çlirimtare e Kosovës dhe ne si popull kemi pasur luftë guerile. Ka pasur edhe luftë frontale, por shumica ka qenë luftë guerile, sidomos UÇK në Kosovë. Adem Jashari ka qenë gueril dhe ka lind në 28 nëntor. Kështu që shumë gjëra janë lidhur që ja vendosa këtë emër”,-tregoi Gold Ag.
Ndërsa për emrin e djalit të sapolindur këngëtari u shpreh se: “Për emrin Front, e kisha idenë kur e kuptova që fëmija i dytë do të ishte djalë prap. Front është tipik emër shqip dhe i duhet Guerilit. As ai nuk bën dot pa një Front dhe as Fronti nuk bën dot pa një Gueril.”
Babai i dy djemve, Ariani tregoi se në të ardhmen dëshiron të ketë edhe një vajzë. Edhe për këtë të fundit, ai që tani i ka tre emra të veçantë në mendje. “Fëmija i tretë nëse do Zoti kam qejf të jetë vajzë, por edhe nëse është djalë është i mirëseardhur”,- tha ai.
Unë i dua shumë emrat e vajzave dhe ka shumë që i pëlqej, por tre që kam unë në mendje që kam qejf me pas fëmija im është: Medina, Janina ose Ilirida. Nuk e di tani a bëhen këto, a nuk bëhen. Veç këto të treja i kam qejf, që i dua shumë”,- përfundoi reperi.