Tentuan të kalonin me mallra kontrabandë në pikën kufitare Qafë Prush, në pranga dy shtetas

Policia Kufitare në Qafë Prush, Has, ka arrestuar ditën e sotme  dy presona për tentativë të kalimit të jashtligjshëm në kufi të mallrave kontrabandë.

Shtetasit kosovar, H.V. 48 vjeç dhe F.K. 41 vjeç, janë kapur në flagrancë pasi në mjetet përkatëse kishin ngarkuar mallra ushqimorë kontrabandë.

Saka Policia ka sekuestruar dy automjetet sëbashku me mallrat ushqimorë dhe kanë referuar materialet në Prokurori.

Njoftimi i Policisë:

PKK Qafë Prush/Goditet një rast i tentativës për të kontrabanduar mallra.

Tentuan të kontrabandonin mallra ushqimore, nëpërmjet kufirit të gjelbër, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Prush, Has, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Kukës, në zbatim të planit të masave për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e kontrabandës së mallrave, kanë organizuar kontrolle të përbashkëta në terren, për evidentimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie. Si rezultat u godit një rast dhe u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, shtetasit:

-H. V., 48 vjeç dhe F. K., 41 vjeç, të dy banues në Kosovë.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në afërsi të PKK Qafë Prush, duke tentuar të kalonin nëpërmjet kufirit të gjelbër, mallra ushqimore të cilat i kishin ngarkuar në automjetet e tyre.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjetet, së bashku me mallrat.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *