Begaj takohet me përfaqësuesit e bashkësive fetare në Shkodër

Presidenti Bajram Begaj është takuar me përfaqësuesit e bashkësive fetare në Shkodër.

Begaj në ‘Facebook’ shkruan se gjatë takimit ka vlerësuar gjurmën që kanë lënë këto institucione në kultivimin e marrëdhënieve të shkëlqyera dhe tolerancës fetare.

Postimi i plotë:

? Gjatë takimit me përfaqësuesit e bashkësive fetare në Shkodër theksova se ato kanë lënë gjurmët e tyre dhe janë ngritur tashmë në institucione, shtylla të fuqishme të qytetarisë shkodrane dhe asaj shqiptare. Vlerësova kontributin e tyre personal dhe atë të të gjithë komunitetit në kultivimin e marrëdhënieve të shkëlqyera dhe tolerancës fetare në qytetin e Shkodrës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *