‘Çështje të vështira po vijnë…’/ Ambasadorja Kim: SHBA-të ju mbështesin, derisa sistemi i drejtësisë të jetë plotësisht funksional

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka “paralajmëruar” të tjera dënime e dhënie vendimesh nga Gjykata Kushtetuese për ato që ajo i ka konsideruar si “dosje të nxehta”.

Në një status në Twitter, diplomatja Kim, shkruan se më në fund, pas tre vitesh paralizim, Kushtetuesja është funksionale dhe se deri më tani ka shqyrtuar 100 çështje dhe ka lëshuar 25 vendime.

Por, sipas ambasadores, rastet e vështira po vijnë dhe se SHBA-të, do të jenë me Shqipërinë deri në momentin që drejtësia të jetë plotësisht funksionale në vendin tonë.

“Pas 3 vitesh e paralizimi, Gjykata Kushtetuese u bë funksionale në dhjetor të vitit 2020. Deri më tani, Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar 100 çështje dhe ka marrë 25 vendime. Çështjet e vështira po vijnë. Reforma në Drejtësi është e vërtetë. SHBA do të jetë me ju, derisa sistemi i drejtësisë të jetë plotësisht funksional”,- shkruan ambasadorja Kim.

Në një njoftim të dhënë pak ditë më parë, Gjykata Kushtetuese bëri me dije se, ka shqyrtuar 100 kërkesa; 25 prej tyre në seancë plenare, kurse për 75 është vendosur moskalimi në seancë plenare. Ndër vendimet e moskalimit, 50 prej tyre janë dhënë nga kolegjet, ndërsa 25 janë dhënë nga Mbledhja e Gjyqtarëve.


/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *