Tetori rozë, Berisha mesazh grave: Ndërgjegjësohuni! Sëmundja është armik

Kryetari i Partisë Demokratike po zhvillon ditën e sotme një takim me gratë dhe vajzat e qytetit të Elbasanit në kuadër të muajit sensibilizues për luftën ndaj kancerit të gjirit.

Gjatë fjalës së tij në takim, Berisha u ka dhënë një mesazh sensibilizues grave duke theksuar se sëmundja është një armik. Më tej Berisha ka shtuar se ky muaj duhet t’i kushtohet ndjeshmërisë ndaj kancerit të gjirit dhe kancerit të qafës së mitrës.

Berisha nuk i ka ndalur kritikat ndaj qeverisë, ku deklaroi se kryeministri Rama vendos të ndërtojë instalacion me vlerë 4 milionë euro në oborrin e zyrës së tij, ndërkohë që me këto para mund të siguronte vendosjen e mamografisë në të gjithë qytetet.

“Në politikë për mua sëmundja është armik. Të tillë e cilëson sëmundjen Xhon Kenedy. Sëmundja kanceroze është një problem shumë serioz. Ndryshimi në rezultatin e mjekimit është dramatik. Përmirësimet janë të pamohueshme, sukseset janë të vërteta por problemet mbeten të mëdha. Sot jemi në Tetorin rozë dhe i kushtohet ndjeshmërisë ndaj kancerit të gjirit dhe qafës së mitrës. Në botë është forma e tretë më e shpeshtë që prek qinda gra në vit. Rruga më e mirë është parandalimi dhe kapja sa më e hershme.

Është më komplekse gjeneza e kësaj sëmundje. Elbasani ju garantoj që Tirana rezulton në 10 qytetet më të mëdha të papastra në botë. Tirana gjithashtu rezulton në shërbimin shëndetësor më të papërshtatshëm. E gjitha kjo është e bërë nga dora e njeriut. Nqs Tirana është në 10 qytetet më të ndotur në botë, ndikim të madh ka trafiku i rënduar. Papërgjegjshmëri e plotë njerzore.

Kthehemi tek parandalimi i kancerit. Për fat të keq një qytet që rënditet në 10 qytetet më të ndodura në botë që është Tirana nuk garanton mjekimin koherent. Ndaj saj nuk mund të ketë qëndrime të dystuara.

Në strategjinë kombëtare në luftën kundër kancerit ishin siguruar 6% të financimit. Ky është në injorim i madh. Në një kohë kur shpërdorimet në shpenzime të tjera janë të tmerrshme. Blihet instalimi 4 mln euro, ndërkohë që me këto para mund të vendosësh mamografë në të gjitha qytetet. Check upp që paguan kushëriren e vet nuk ka asnjë vlerë. Atë që e kap më shpejt e ndihmon, por check upp-in që bën kushërira e Ramës, është abuzim tek qytetarët. Asgjë nuk është e organizuar. U vendos në 2013-ën regjistri kombëtar për sëmundjet kanceroze dhe nuk kanë bërë asgjë.

Ne kemi në dorë të zbatojmë rregullat dhe të bëjmë kontrollin me prekje dhe të drejtohemi tek mjeku. Duhet të bëjmë teste për të diktuar në kohë kancerin e mitrës. Suksesi është i garantuar dhe thirrja ime është që ta shëndërrojmë këtë muaj në një muaj të suksesshëm”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *