Berisha: Qeveria shpërdoron buxhetin, nuk ka aparatura mamografie

Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi një takim me gratë e Lidhjes Demokratike të Gruas në Elbasan në kuadër të “Tetorit rozë” në sensibilizimin dhe luftën kundër kancerit të gjirit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se kjo sëmundje është plotësisht e trajtueshme nëse kapet që në fazat e hershme. Më tej ai nuk ka lënë pa kritikuar edhe qeverinë duke theksuar se kryeministri Rama ka shpërdoruar buxhetin duke vendosur të ndërtojë instalacion me vlerë 4 milionë euro në oborrin e zyrës së tij, ndërkohë që me këto para mund të siguronte vendosjen e mamografisë në të gjithë qytetet.

“Një qytet që renditet i 10-ti në botë, i cili është kryeqyteti, nuk garanton aspak mjekimin koherent të sëmundjeve sot. Është një proces serioz sëmundja dhe kërkon një qëndrim serioz. Nuk mund të ketë qëndrime të dystuara, nuk mund të mungojë ilaçi sot sepse humbet kohën e dominimit të qelizave. Po lexoja një material, çfarë tregonte për parandalimin. Në strategjinë kombëtare të luftës kundër kancerit, ishin siguruar gjithsej 6% të financimit. A ka një injorim më të madh se kjo. Në një kohë kur, shpërdorimet në shpenzime të tjera janë të tmerrshme blihet instilacion 4 mln euro për ta vendosur në oborr. Me 4 mln euro mund të blesh mamografi në të gjithë qytetet e vendit.

Thashë, është një proces serioz sëmundja dhe kërkon një qëndrim serioz. Ndaj saj nuk mund të ketë qëndrime të dystuara. Nuk mund të mungojë ilaçi sot, sepse humbet kohën e dominimit të qelizave. Po lexoja një material, çfarë tregonte për parandalimin. Në strategjinë kombëtare të luftës kundër kancerit, ishin siguruar gjithsej 6% të financimit. A ka injorim më të madh se ky, në një kohë kur shpërdorimet në shpenzime të tjera janë të tmerrshme”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *