Alibeaj pas takimit me presidentin Begaj: Zgjedhjet të mbahen një orë e më parë

Takimi i kreut të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj me Presidentin e vendit, Bajram Begajn ka përfunduar para pak minutash.

Bëhet me dije se takimi ka zgjatur rreth një orë në Presidencë ku është diskutuar lidhur me caktimin e datës për zgjedhjet e ardhshme lokale. Në një prononcim për mediat, Alibeaj zbardhi detaje nga takimi ku tha se i ka kërkuar Presidentit Begaj që zgjedhjet lokale të zhvillohen në datën më të afërt të mundshme.

“Ajo se çfarë i thashë Presidentit të Republikës është që sa i pëket se datës se kur zgjedhjet do të mbahen, i sugjerova që do duhet të jetë një datë sa më herët brenda kësaj periudhe. Për një arsye të thjeshtë, se duhet që një orë e më parë do duhet tu japin të drejtën shqiptarëve të votojnë për zgjedhjet. Pa cilësuar një datë fikse qëndrimi ynë është një orë e më parë. Data e zgjedhjeve është një datë ku shprehet vullneti i shqiptarëve. I kërkova dhe diçka tjetër që në momentin kur presidenti do flasë i kërkova që ky mendim mos të bëhet pengesë për reformën territoriale, i kërkova që mund të shprehej në një moment pas datës 1 tetor”, tha Alibeaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *