Princ Harry rrëfen se humbja e nënës e shtyu drejt drogës dhe alkoolit

Princ Harry lëshon sërish një “deklaratë bombë” drejt familjes Mbretërore. Gjatë një interviste shumë të sinqertë me Oprah Winfrey, në shfaqjen e tij të re të ndarë në 5 pjesë “The Me You Can Not See”, Duka i Sussex është shprehur se trauma e vdekjes së nënës së tij e shtyi atë të përdorë alkool dhe drogë. Kjo ishte një mënyrë për të maskuar emocionet dhe për të ndjerë më pak dhimbjen.

Princi Harry ishte 12 vjeç kur Diana, Princesha e Uellsit, vdiq në gusht 1997 në një aksident me makinë, ndërsa ndiqej nga shtypi në Paris. Ai foli për kujtime traumatike nga fëmijëria duke përfshirë momentin kur u fotografua me vëllain, babanë, xhaxhain dhe gjyshin e tij duke ecur pas arkivolit të nënës gjatë funeralit e saj.“Gjëja që më kujtohet më shumë ishte zhurma e thundrave të kuajve- tha 36-vjeçari. Ishte sikur isha jashtë trupit dhe thjesht ecja duke bërë atë që pritej nga unë. Po tregoja një të dhjetën e emocioneve që të gjithë të tjerët po tregonin: Kjo ishte mamaja ime, nuk e keni takuar kurrë. “

In candid interviews with Oprah Winfrey on his new show, The Me You Can¿t See, he said: 'I thought my family would help, but every single ask, request, warning, whatever, it is just got met with total silence, total neglect

Ai gjithashtu i tha Winfrey-t se familja e tij nuk foli për vdekjen e Dianës. “Babai im më thoshte kur isha më i ri: ‘Mirë ishte kështu për mua kështu që do të jetë mirë edhe për ty. Kjo nuk ka kuptim. Vetëm se prindërit kanë vuajtur, nuk do të thotë që fëmijët tuaj duhet të vuajnë, në fakt është e kundërta: nëse keni vuajtur, bëni gjithçka që mundeni për t’u siguruar që çfarëdo përvojash negative që keni pasur, t’i bëni të përshtatshme për fëmijët tuaj “, tha ai.

Harry u shpreh se familja e tij e këshilloj “të luante lojën” dhe jeta do të përmirësohej. Por ai kundërshtoi, duke i thënë Winfrey:“Unë kam shumë ferr të nënës time brenda meje. E vetmja mënyrë për të liruar veten dhe për të shpërthyer është të thuash të vërtetën.”

Princi Harry ka kritikuar mënyrën se si ai u rrit nga babai i tij. Seriali përqendrohet në shëndetin mendor, me Harry-n që i tregon Winfrey-t traumat e tij, dhe vuajtjet nga ankthi dhe paniku nga mosha 28 deri në 32 vjeç.”

“Isha i gatshëm të pija, isha i gatshëm të merrja drogë, isha i gatshëm të provoja dhe të bëja gjërat që më bënin të ndjehesha më pak si po ndihesha”. Ai i tha Oprah-s se pinte alkool “jo sepse po e shijoja, por sepse po përpiqesha të maskoja diçka”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *