Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë-Milot.
Uniformat blu bëjnë me dije se shoferi i mjetit tip “Ford” ka humbur kontrollin duke u përplasur me trafikndarësen e rrugës.
Si pasojë e përplasjes disa pjesë të makinës kanë rënë mbi “Audi-n” që po drejtonte shtetasja K.D. Kjo e fundit ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spital.
Ndërkohë sjellim në vëmendje se fillimisht u raportua për një aksident të katërfishtë por, pas reagimit të policisë mësohet se pjesë e aksidentit janë 2 automjete.
Njoftimi i policisë
Kurbin / Informacion paraprak
Rreth orës 21:20, në Fushë Milot, shtetasi H.T., 39 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij tip “Ford” me të cilin po lëvizte, duke u përplasur me trafikndarësen e rrugës.
Si pasojë e përplasjes me trafikndarësen, nga mjeti tip” Ford” janë shkëputur disa pjesë të tij, që kanë rënë mbi mjetin tip ” Audi” që po lëvizte në këtë aks rrugor, me drejtuese shtetasen K.D., e cila ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spital.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.