Një shpërblim prej 125,000 dollarësh për të arritur autorin e gjashtë vrasjeve të kryera që nga prilli në një qytet afër San Franciskos, Stockton. Vrasje që mund të jenë vepër e një vrasësi serial. Këtë e ka bërë të ditur policia e Stockton-it, duke premtuar shpërblimin për çdo informacion që çon në arrestimin e vrasësit. Dhe me kërkesën për ndihmë nga komuniteti ka publikuar edhe videot ku shihet i dyshuari.
Pesë viktima, të gjithë burra nga mosha 21 deri në 54 vjeç, u qëlluan dhe u vranë ndërsa ishin vetëm në zona të errëta natën ose herët në mëngjes midis 8 korrikut dhe 27 shtatorit. Katër ishin hispanikë, një ishte i bardhë, asnjërit nuk iu grabit asgjë dhe vrasjet ndodhën në lagje të ndryshme. Pas këtyre vrasjeve, sipas policisë, është e njëjta dorë që vrau një 40-vjeçar hispanik në Oakland, Kaliforni, prillin e kaluar dhe plagosi një afrikano-amerikan 46-vjeçar të pastrehë në Stockton, i cili fatmirësisht i mbijetoi sulmit.
Stockton është një qytet me 320,000 banorë, rreth 130 kilometra nga San Francisko. Në zonën rurale të Luginës Qendrore, dhe prej vitesh lufton kundër dhunës dhe varfërisë së përhapur mes banorëve të saj. Në vitin 2012, ai u bë qyteti më i madh në Shtetet e Bashkuara që shpalli falimentimin, pas kolapsit të tregut të banesave dhe viteve të keqmenaxhimit dhe shpenzimeve të tepërta. Ka pasur 43 vrasje në Stockton vetëm këtë vit, nga 39 vitin e kaluar.