Fëmija në Korçë po luante me biçikletë por rrëzohet. Niset urgjent me helikopter drejt Tiranës

Në fshatin Leminot, në Maliq të Korçës raportohet një incident i rëndë. Një fëmijë i moshës 10 vjec ka qenë duke luajtur me biçikletën e tij në momentin që ka rënë nga mjeti dhe ka pësuar dëme të mëdha. Fillimisht ai është dërguar në spitalin e zonës ku është futur për disa minuta në intubim, e më pas është nisur me urgjencë me helikopter drejt Tiranës.

Raportohet se fëmija ka marr dëmtime të rënda në kokë, mushkëri e pjesë të tjera të trupit. Ai ndodhet në gjendje të rëndë dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Traumës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *