Dyshohet për mbytje, gjendet i vdekur 30-vjeçari në liqenin e Farkës

Një 30-vjeçar është gjetur pa shenja jete në mëngjesin e sotëm në Tiranë. Sipas dyshimeve të para, kemi të bëjmë me mbytje, pasi në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Po ashtu Policia bën me dije, se dyshohet se i riu vuante nga problemet mendore.

Policia thekson se po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Më datë 06.10.2022, në liqenin e Farkës, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, dyshohet i mbytur, shtetasi L. D., 30 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *