Nëna e Gigi dhe Bella Hadid ironizon ashpër kritikuesit e saj

Yolanda Hadid, nëna e modeleve Bella dhe Gigi, ka bërë një reagim lidhur me akuzat që ka marrë nga fansat për edukimin ndaj vajzave të saj. Jo vetëm kaq por ajo foli edhe për kritikat për të ushqyerit ndaj dy modeleve.

“The Real Housewives of Beverly Hills” shfaqi një moment të Gigi Hadid e cila duhet të hante vetëm dy bajame. Mirëpo, shumë komentues kanë bërë reagime ku theksojnë se Yolanda është fajtore që vajzat e saj nuk janë ushqyer mirë, si dhe kanë patur probleme me ankthin (rasti i Bella Hadid). Por Yolanda ka ironizuar duke shkruar në një video të postuar në profilin e saj në ‘TikTok’: “Nëna më e keqe ndonjëherë”.

@

♬ –

Bella Hadid ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka folur për problemet e saj në të shkuarën, lidhur me shëndetin mendor. Duke folur për revistën ‘iD’, ajo zbuloi se kishte ankth kronik dhe qante çdo ditë. “Duke u rritur, mendova se ishte normale që kisha këtë ankth kronik dhe këtë shkëputje, duke qarë çdo ditë dhe duke mos ditur se kush isha”,-tha modelja.

Më tej, ajo zbuloi se nisi duhanin që në moshën 14 vjeçare. “Pavarësisht nëse ka qenë për shkak të çrregullimeve të të ngrënit apo pirja e një pakete ‘Marlboro’ që në moshën katërmbëdhjetëvjeçare, unë mendoja se: “Oh, kjo është ajo që po bëjnë të gjithë fëmijët”. “E kuptova se ndoshta isha unë duke u përpjekur të kuptoja pse ndihesha kështu dhe në realitet, gjithçka që më duhej ishte terapi”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *