Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla foli për media pas takimit me presidentit Bajram Begajt, për konsultimet për datën e zgjedhjeve.
Balla tha se palët duhet të respektojnë pikë së pari kompetencën presidentit dhe se zgjedhjet mund të zhvillohen brenda afatit 15 prill, 15 maj. Po ashtu ai theksoi se PS-ja do ti fitojë në secilën datë që do caktojë Presidenti.
“Palët duhet të respektojnë pikë së pari kompetencën presidentit, Pasi është ai që ka kompetencë dhe të përcaktojë se cila do të jetë data e zgjedhjeve. Zgjedhjeve mund të zhvillohen brenda afatit 15 prill, 15 maj, duke marrë parasysh ndonjë ditë që mund të jetë festë zyrtare. S’kemi qenë të prerë në një propozim tonin apo sugjerim për një datë të caktuar, pasi besojmë se presidenti duhet të marrë në konsideratë të gjitha propozimet. PS është e gatshme që të marrë pjesë në zgjedhje, dhe t’i fitojë ato në secilën datë që do donte presidenti. Ajo që vërej, një vlerësim maksimal, gatishmëria e presidentit për të dëgjuar të gjitha palët.
Se di kë ka pritur zoti Begaj, se nuk mbaj regjistrin se cili hyn dhe del nga Presidenca. Të gjitha autoritetet në këtë vend, përfshi dhe autoritetin e presidencës, respektojnë ligjin dhe gjykatat.”, tha Balla.