Nuk është një shaka!!! Një gjyshe gjermane e quajtur Kerstin Tristan, shpenzoi 30,000 Euro (35,000 dollarë) për të mbuluar trupin e saj me tatuazhe.
Kerstin Tristan, e cila jeton në Leipzig, Gjermani, ka qenë shofere taksie për një kohë të gjatë. Për ti shtuar pak ngjyrë monotonisë së përditshme, ajo vendosi të bënte një tatuazh të ndritshëm në krahun e saj pesë vite më parë. Rezultati ishte aq i suksesshëm sa që Kerstin nuk mund të ndalet së bëri ato vazhdimisht.
55-vjeçarja thotë se i urrente tatuazhet, por që nga viti 2015, përdori kursimet për të bërë art në trupin e saj, pasi nuk i pëlqente më lëkura e saj. “Unë sakrifikova tërë kursimet e mia për ta. Kam investuar nga 30,000 deri në 35,000 euro për tatuazhe”, shprehet ajo.
“Thjesht doja të provoja diçka të re. Ne të gjithë jetojmë vetëm një herë dhe unë mendova se në epokën time diçka e vërtetë duhet të vijë. Kur shoh veten në pasqyrë, shoh një livadh të bukur.”, theksoi Kerstin.
Kerstin deklaroi se është shumë e lumtur me tatuazhet e saj shumëngjyrëshe sepse e bëjnë të ndihet e re, dhe i japin ngjyrë jetës.
/Priza.al/