Kohët e fundit, Kanye West ka ndezur polemika në lidhje me bluzën e tij të zezë me mbishkrimin “White lives matter” e cila konsiderohet një ‘slogan urrejtjeje’ nga Liga Anti-Shpifje.
Redaktorja e “Vouge”, Karefa-Johnson kritikoi shkrimin “White Lives Matter” që West debutoi në shfaqjen e tij të modës ‘Yeezy’ në Paris ditën e hënë. “Unë jam e acaruar … duke mbledhur mendimet e mia …,” shkroi ajo përmes ‘InstaStory’ së bashku me një video nga shfaqja e modës ‘Yeezy’. Ajo postoi gjithashtu disa ‘screenshot-s’ nga mesazhet që kishte ndarë me miqtë që kishin të njëjtin shqetësim, në lidhje me bluzën e Kanye-t.
Pas kësaj reperi, u tall me stilin e veshjes së Karefa-Johnson. West postoi një foto të Karefa-Johnson në Instagramin e tij, ku ajo shihej e veshur me çizme ngjyrë kafe, një fund me vija, një bluzë të verdhë dhe një pallto kadifeje.
“Ky nuk është një person që ka lidhje me modën”,- tha West në mbishkrimin e një fotoje në Instagram, e cila tashmë është fshirë. Pasi West postoi këto foto dhe shkrime për Karefa-Johnson, supermodelja Gigi Hadid e mbrojti atë në një koment në ‘Instagram’ duke shpërthyer kundër reperit.
“Do të dëshironit të kishit një përqindje të intelektit të saj. Nuk e keni idenë haha…Nëse në të vërtetë ka një pikë për ndonjë prej jush, ajo mund të jetë personi i vetëm që mund t’ju shpëtojë”,- shkroi Hadid, nën një postim të shpërndarë nga West.
E ndërsa Kanye West, nuk nguroi ti përgjigjet shumë shpejt. Reperi publikoi një foto në Instagram, të shkëputur nga momenti më i komentuar i pasarelës së ‘Coperni’. Bella u fut në pasarelë vetëm me një palë të brendshme dhe taka, duke mbuluar gjoksin e saj me duar, ndërsa një ekip prej tre burrash e lyen me spraj duke krijuar një fustan të bardhë. Në këtë foto Kanye West shkruan “White Lives Matter”, ndërsa mbishkrimi i fotos thotë: “Oh dhe unë bëra një fustan-këmishë gjithashtu, artisti shumë i mirë huazon, artisti i madh vjedh I’m the Louvre.”
https://www.instagram.com/p/CjWxus8IdJh/
Por larg nga të qenit një marifet i llogaritur publicitar i krijuar për të nxitur zemërim, burime pranë Kanye West thanë për “Page Six” se reperi dhe stilisti është i habitur nga reagimi i ashpër që mori koleksioni i tij i fundit. Burimet thanë se ai është i zhgënjyer që nuk ishte në gjendje të përcillte mesazhin e tij në mënyrë efektive.