Salianji thërret në interpelancë Çuçin: A ka plan qeveria për luftimin e krimit?

Deputeti demokrat, Ervin Salianji në seancën e sotme në Parlament ka thirrur në interpelancë ministrin e Brendshëm, Blendi Çuçi, lidhur me aksionin e qeverisë për ndërtimet pa leje si edhe për situatën e krimit në vendin tonë.

Deputeti demokrat pyeti nëse ka plan nga qeveria për të luftuar krimin, dhe sa është numri i subjekteve të konstatuara që kanë kryer ndërtime të paligjshme apo e kanë shkelur ligjin.

“Të kemi shpallur në kërkim, jemi bërë si ju me kriminelët, ju shohim, por nuk iu kapim dot, prej vitesh kriminaliteti është i rënduar, të gjithë ndeshen me pafuqinë e drejtuesve të policisë së shtetit që reflektohet edhe të policët e thjeshtë. E kam kërkuar në kushte kur Shqipëria ishte përditshëm nën dhunën e kriminalitetit, shqetësim trafiku i paligjshëm i shqiptarëve dhe qeveria nuk pati asnjë reagim publik e jo më për të çuar përpara përgjegjësisë trafikantët, a ka plan qeveria për të luftuar krimin, nëse po cili, ka një objektiv të shkruar që duhet të punojë, masat e marra nga qeveria për të ndryshuar gjendjen e krimit të organizuar. Sa është numri i subjekteve të konstatuara që kanë kryer ndërtime të paligjshme apo e kanë shkelur ligjin, na vini listën e plotë të këtyre subjekteve, sa është numri që IKMT ka referuar në prokurori për ndërtimet pa leje. A janë marrë masa apo kallëzuar penalisht zyrtar për kanë shkelur ligjin”, tha Salianji.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *