Policia thotë se mes 34 viktimave që shkaktoi ish oficeri i policisë 23 janë fëmijë.
Personi i armatosur kishte sulmuar qendrën e fëmijëve i armatosur me një armë dhe një thikë.
Sulmuesi Panya Kamrab u shkarkua nga forca vitin e kaluar, raportoi Thai PBS.
Ata cituan një kolonel të policisë lokale Jakkapat Vijitraithaya i cili tha se Kamrab ishte shkarkuar për përdorim droge. Personi i armatosur është gjetur i vdekur. Ai kishte qëlluar veten, raportojnë mediat tajlandeze. Ata thonë gjithashtu se ai ka vrarë gruan dhe fëmijët e tij.
Rreth 30 fëmijë ishin brenda ndërtesës kur sulmuesi u afrua menjëherë pas drekës, tha një zyrtar i qarkut për Reuters.
Ai qëlloi katër ose pesë punonjës – duke përfshirë një mësuese që ishte tetë muajshe shtatzënë, tha Jidapa Boonsom për agjencinë e lajmeve Reuters.
“Në fillim njerëzit menduan se ishte fishekzjarre,” tha ajo. Të shtënat masive në Tajlandë janë të rralla edhe pse shkalla e posedimit të armëve është relativisht e lartë për rajonin.
Armët ilegale janë gjithashtu të zakonshme, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.
Në vitin 2020 , një ushtar vrau 21 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë në qytetin Nakhon Ratchasima.
Ai ishte i zemëruar për rezultatin e një marrëveshjeje pronësie.