Ish-banorët bëhen nostalgjikë, rikujtojnë nisjen e “Big Brother Vip” pas një viti

“Big Brother Vip”, një format mjaft i ndjekur që na tregoi një anë tjetër të personazheve publik shqiptarë, nisi një vit më parë transmetimin ku u prezantuan konkurentët e parë që u bënë pjesë e shtëpisë.  Një vit pas nisjes së reality show-t, disa nga ish-banorët kanë rikujtuar momentet e para të eksperiencës së tyre, ndërsa ish-banorë të tjerë kanë vendousur të mos reagojnë. Disa nga postimet janë:

Donaldi dhe Semi

Aktori dhe këngëtarja kanë ndarë një video në rrjetet sociale ku shihen bashkë në makinë. “Si sot para një viti unë dhe Semi u futëm në Big Brother”,- thotë Donaldi. Ndërsa Semi shton: “Dhe kemi shumë kujtime të bukura aty.” Më pas me humor aktori shprehet: “Semi ka bërë një album dhe po shkojmë ta marrim. Ka bërë dhe një USB me video. Tallemi se jemi mbledhur dhe do shkojmë të hamë mish qingji”.

https://www.instagram.com/p/CjWKI-vALS1/

Ilir Shaqiri

Fituesi i edicionit të parë të “Big Brother Vip” ka ripostuar disa story të ndara nga fansat e tij, në momentin e hyrjes në shtëpi dhe në momentin kur shpallet fitues.

Monika Lubonja

“Faleminderit të gjithëve ju që më keni sjellë këto momente të hyrjes time në ‘BBV’. Tani sa ma çuan dhe në atë moment ora ishte 2 e natës. Unë gjithë frikë dhe e shikoja veten mos kaloja traumë”,-shkroi Monika krahas një videoje të saj duke hyrë në shtëpi.

Sheila Haxhiraj

Këngëtarja ishte ndër banoret e para që u eleminua nga loja, megjithatë ajo ka kujtuar momentet e para në shtëpi përmes një videoje në ‘Instastory’.

Sabiani

Këngëtari ka ripostuar videon e Sheilës, e cila i kishte bërë tag atij, Ilirit, Arjolës dhe Beniadës.

Arjola Demiri

Aktorja ka ndarë në rrjete sociale një video të postuar nga Ilir Shaqiri.

Ardit Çuni

Këngëtari ka ndarë foto dhe video në ‘Instagram’ ku shprehet se është nostalgjik për atë periudhë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *