Idrizi pas takimit me presidentin: Zgjedhjet do të mbahen si përherë, problematikat qëndrojnë

Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka reaguar në lidhje me takimin me presidentin Bajram Begaj për zgjedhjet vendore.

Idrizi tha se në takim ka folur dhe për dy reformat, Territoriale dhe asaj Zgjedhore.
Sakaq theksoi votimi në zgjedhjet e ardhshme do të shoqërohet me problematikat e përhershme.

“Duket se këto zgjedhje do të shoqërohen me të gjitha problematikat që kanë pasur. Ndava me presidentin që ndoshta jemi vonë për produktin e Territoriales dhe Zgjedhores. Edhe raporti i ODIHR ka adresuar një sërë problemesh me shit-blerjen e votës, me votën e emigrantëve, me votimin elektronik”, tha ai.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *