Kreu i PS-së Sali Berisha tha para Parlamentit se në Partinë Demokratike dyert janë të hapura për këdo, por në përjashtim të Lulzim Bashës, për të cilin tha se ka diçka serioze për sqaruar, duke iu referuar dosjes për financim rus të PD-së.
Ndërsa për kandidatët në zgjedhjet lokale tha se do të zgjidhen sipas primareve.
“Kryesia nuk do të bëjë zgjedhje selektive, pasi janë të hapura dyer për këdo. Kandidatët do të zgjidhen përmes primareve.
Vetëm një nuk lejohet që të kthehet në PD, pasi ka një problem serioz që duhet ta zgjidhë.
Ju garantoj se kryesia, përveç rasteve të jashtëzakonshme, nuk do bëjë përzgjedhje eliminuese, por do jenë primaret. Ne kemi premtuar ndryshimin, ne do sjellim ndryshimin. Do jenë primaret që do vendosin, jo kryesia dhe kryetari. Çdo deputet që dëshiron të kandidojë, është i ftuar të kandidojë. Janë bërë takime dhe do bëhen takime. Zoti Paloka po merret intensivisht me këtë. Por jo vetëm ai. Janë të hapura të gjitha dyert e komunikimit. Kjo ftesa ime publike është rasti i fundit. Ne mirëpresim çdo lloj sugjerimi. …Nuk është kjo një garë që e trajton lidershipi i PD. Kjo është një garë që e përcaktojnë primaret”, tha Berisha.