Rama nxjerr shifrat: 558 turistë zbarkuan sot në Portin e Durrësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me turistët e huaj të cilët zgjedhin të vizitojnë vendin tonë.

Rama në ‘Facebook’ shkruan se këtë të enjte në Portin e Durrësit kanë mbërritur 558 turistë të huaj me kroçierën “Seven Seas Voyager”, pjesa më e madhe e të cilëve vijnë nga Amerika.

Sakaq thekson se turistët do të vizitojnë qendra historike dhe muzeale në qytetet e Krujës, Tiranës dhe Durrësit.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *