Sulmi në Tajlandë/ Shkon në 38 numri i viktimave, autori pas masakrës vret veten dhe gruan e tij

Numri i të vrarëve në shkollën në Tajlandë ka shkuar në 38. BBC shkruan se policia ka konfirmuar në një komunikim për shtyp se ish-efektivi i cili qëlloi në këtë shkollë ka vrarë vetën.

Në këtë sulm janë vrarë më shumë se20 fëmijë. Ndërkohë që tre nga fëmijët e vrarë kanë qenë vetëm 3 vjeç. Videot e postuara në mediat sociale treguan fletë që mbulonin trupat e fëmijëve të shtrirë në pellgje gjaku në qendër në qytetin Uthai Sawan në provincën verilindore të Nong Bua Lamphu.

Policia lokale tha se sulmuesi ishte i armatosur me një armë gjahu, një pistoletë dhe një thikë dhe se ai u largua nga vendi i ngjarjes me një automjet. Pasi u arratis, sulmuesi u kthye në shtëpinë e tij dhe vrau veten së bashku me gruan dhe fëmijën e tij.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *