Lirimi i Alqi Bllakos, Manjani: Nuk arrestohen njerëz për qefe partish

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me lirimin nga burgu për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako.

Manjani në ‘Facebook’ shkruan se Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nuk mund të mbajë në burg njerëz të cilët arrestohen me kallëzime partish, ku thekson se SPAK duhet të siguronte prova bindëse në lidhje me arrestimin e ish-deputetit.
Sakaq shton e masa e sigurisë për arrest me burg ndaj Alqit është jo proporcionale dhe ligjërisht e pajustifikueshme.

Postimi i plotë:

Nga sa kemi lexuar e dëgjuar për çështjen, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë mirë që ka liruar Alqi Bllakon.

Për të qenë të drejtë dhe për barazi para ligjit, kjo gjykatë duhet të lirojë nga paraburgimi edhe Lefter Kokën.

E theksoj nga paraburgimi dhe jo detyrimisht nga akuzat, aq më tepër që këto (akuzat pra) duken ende të pakopsitura me prova dhe me një logjikë të fortë. SPAK nuk duket se ka hetuar më shumë se çka denoncuar LSI.

Skema e shkarkimit të parave të buxhetit në persona anonimë, pensionistë e azilantë duket si mashtrim me taksat që kanë bërë kompanitë përfituese dhe jo si korrupsion i Lefterit. Njerëzit nuk mund të arrestohen e mbahen në arrest me kallëzime partish, por me prova bindëse dhe akuza të logjikshme. Ndaj masa e sigurisë me arrest në burg është dukshëm jo proporcionale, ligjërisht e pajustifikueshme dhe krejt e panevojshme

Gjithmonë për barazi para ligjit e kam fjalën. Sepse me zbulimin e skemës mafioze të inceneratorëve as është marrë njeri e as kanë ndërmend të merren…

Arrestimet e Lefterit, Alqit dhe disa zyrtarëve ishin dhe mbeten show për të mbuluar të vërtetën mafioze.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *