U kthye nga Spanja, ku jetonte si ‘Al Capone’/ Ky është 38-vjeçari që kallashnikovi i mori jetën sot në Vlorë, para servisit të të vëllait

Kishte ardhur për pak kohë nga Spanja, ku jetonte prej vitesh dhe bënte një jetë luksoze, por ishte vendlindja “stacioni i fundit” i djalit nga Vlora që ndërroi jetë sot në mënyrë tragjike.

Delon Troqe, 38-vjeçari që u ekzekutua e armë zjarri mbrëmjen e sotme në Vlorë, ishte një person aktiv në rrjetet sociale. Ai sapo ishte kthyer nga Spanja dhe nga sa mësohet, ishte edhe tepër aktiv në rrjetet sociale ku pasqyronte jetën luksoze që bënte jashtë vendit.

Në videon e publikuar nga vetë Troqe në Facebook, 38-vjeçari shihet që bën xhiro me varkë. Në foton e kopertinës në profilin e tij në Facebook, Troqe kishte zgjedhur të mbante Al Capone-n, një nga gangsterët më të njohur në Amerikë.

Në postime të tjera, Troqe nuk ka ngurruar të ndajë me ndjekësit e tij as përvjetorin e 35-të që festonte me të shoqen, duke i shoqëruar fotot me disa ikona me zemra.

Delon Troqe u vra sot me breshëri kallashnikovi. Ai ndodhej pranë servisit të të vëllait në momentin që persona të paidentifikuar qëlluan në drejtim të tij. 38-vjeçari u dërgua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por fatkeqësisht ndërroi jetë.

Deri tani nga policia po hetohet për ndonjë konflikt të mëparshëm në Spanjë të Troqes, me persona të tjerë.

Një automjet është gjetur i djegur në fshatin Serishtë, teksa dyshohet se është përdorur nga autorët të cilët sipas informacioneve, u larguan pas atentatit drejt Kaninës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin bregdetar të Vlorës, në lagjen “Pavarësia”, pranë pallatit të sportit “Flamurtari”, kur u qëllua me më shumë se 20 herë me breshëri kallashnikovi.

I riu është transportuar për në spitalin e Vlorë, por fatkeqësisht, si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë.

Vlorë/Informacion paraprak i Policisë

“Rreth orës 21:50, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi D. T., 38 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit/ve.

Gjatë krehjes së zonës, në fshatin “Sherishtë”, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes.

Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen. Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve”.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *