U la i lirë nga Gjykata/ Fatjon Hajdari: Vëllai kishte njohje me Beqirajt, nuk kemi kryer asnjë krim

Gjykata e Durrësit ka lënë të lirë Fatjon Hajdarin ndërsa vëllai i tij, Alban Hajdari u la në burg nën masën e sigurisë “Burg me afat 45 ditë”.

Në një prononcim për mediat, Hajdari tha se asnjë nga personat në sallën e gjyqit, nuk pranuan akuzat për të cilën akuzoheshin.

“Asnjë nuk pranoi akuzën nga ata personat. Thanë se i kemi shitur, i kemi blerë armët. Këtë e bëjnë për të përfituar azil të ikin jashtë shtetit. Kanë bërë krimet e veta dhe tani kanë shtuar edhe këtë për shitje armësh, duan vetëm të ikin jashtë shtetit që ti mbrojë shtetit. Jo, unë jo kishte vëllai, i njeh. Kanë bërë shpifje. Kanë kontrolluar banesat dhe kanë shpifur për vëllanë. Kur erdhën tek banesa jonë më gjetën armë me leje. Përderisa sa i kanë armët me leje më liruan sot. Ata të tjerët i mbajtën sërish 45 ditë. Kanë shpifur dy persona, kanë armë me leje. Vëllai është Alban Hajdari”, tha ai.

Sakaq në burg janë lënë dhe dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj si dhe për punonjësin e Policisë së Burgjeve, Flamur Bejko.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *