Emrat/ Sherr me thika në Vlorë, raportohet për të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë ku tre persona janë plagosur me thikë si pasojë e një sherri.

Personat e përfshirë në konflikt janë Kevin Nuredini, 23-vjeç, Ervis Sejko 35-vjeç dhe Nexhip Hyskaj 40-vjeç.

Burimet paraprake bëjnë me dije se dy persona janë konfliktuar në një berberhane në lagjen ’28 Nëntori’. Mësohet se autori ka goditur me thikë 2 personat me të cilët u konfliktua dhe më pas veten.

Menjëherë pas ngjarjes, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit. Blutë ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plagosjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *