Pengmarrja e vëllezërve Beqiraj, Lala: Rrumi e kuptoi se po e mbikqyrnin prandaj urdhëroi njerëzit e tij

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar detaje në lidhje me pengmarrjen e vëllezërve Beqiraj pak ditë më parë në autostradën Durrës-Tiranë, që më pas solli zbulimin e grupit të vrasësve me pagesë.

E ftuar në emisionin “Opinion”, Lala tha se dy vëllezërit prej kohësh ishin duke vëzhguar lëvizjet e Rrumit, një personazh ky i njohur i botës së krimit. Më tej Lala ka theksuar se në versionin zyrtarë të prokurorisë, Rrumi është informuar për lëvizjet e dyshimta të dy vëllezërve, kështu që ai kishte urdhëruar njerëzit e tij për t’ju vënë pas Indrit dhe Gentjan Beqirajt.

“Ata ishin duke udhëtuar me një motor, papritur një automjet i ka ndjekur, i ka goditur nga pas. Ata ishin një një fshat që quhet Kocas dhe që njihet një fshat i kontrolluar nga  Aleksandër Laho, ose Rrumi. Dihet që Rrumi është një personazh i fuqishëm në atë zonë. Që pas atentatit 1 nëntor 2019 kishte marrë masa shumë të rrepta ndaj jetës së tij.

Sipas versionit zyrtar të prokurorisë, dy vëllezërit Beqiraj kishin te paktën një javë që vëzhgonin ambientet ku qëndronte Laho. Mesa duket ai e ka kuptuar që vëllezërit ishin duke e vëzhguar. Në një moment, sipas prokurorisë ai ka urdhëruar njerëzit e tij të besuar, njëri prej tyre Agron Bejdolli, personazhi i cili e transportoi në spital në 2019.

Motoçikleta është goditur, njërin prej tyre e kanë marrë me forcë dhe e kanë futur në makinë, ndërkohë që vëllai tjetër ka mbetur i rrëzuar. Ai ka njoftuar policinë.  Më pas është liruar nga personat, të cilët i kanë marrë edhe telefonin për të parë se me kë kishte komunikuar ai. Në momentet kur ata janë shoqëruar dhe janë vënë para disa pikave kryesore që rrezikon të shkonin prapa hekurave ata kanë treguar. Ata kanë kërkuar garanci për familjet e tyre dhe më pas kanë treguar për ngjarjet, ku më e rënda është ajo e Don Boskos”, tha Lala.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *