Ekzekutimi i Delon Troqes/ Në trupin e viktimës gjendet një pistoletë

Mbrëmë rreth orës 21:50, në lagjen “Pavarësia”, në Vlorë u ekzekutua me armë zjarri 38-vjeçari Delon Troqe. Viktima në momentin e pritës gjindej pranë servisit të vëllait.

Nga informacionet policore detaje të reja dalin në dritë. Mbas kontrollit të mjetit ku gjindej i pa jetë Delon Troqe, efektëvët kanë bërë me dije se viktimës i është gjetur në trup një armë tip pistoletë.

Ndërkohë rreth 20 persona janë shoqëruar në policinë e Vlorës gjatë mbrëmjes së djeshme, të cilët do të merren në pyetje për ekzekutimin e Delon Troqes dhe për të dhënë dëshmitë e tyre në lidhje me këtë ngjarje.

Po ashtu mësohet se janë sekuestruar kamerat e sigurisë. Ndërkohë, policia po heton si pistë kryesore, konfliktet e mundshme që 38-vjeçari mund të ketë pasur në Spanjë, vend nga i cili kishte ardhur pak kohë më parë.

Mësohet se viktima ka qenë i dënuar dhe ka bërë disa vite burg në moshën e adoleshencës. Troqe kishte në pronësi një servis skafesh në Vlorë.

Ndërkohë që një makinë është gjetur e djegur në zonën e Sherishtës në Vlorë, që dyshohet se është përdorur nga autorët, të cilët pasi janë larguar nga vendi i ngjarjes kanë djegur makinën për të fshehur gjurmët e vrasjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *