“Një paqe e barabartë nuk ka humbës. Edhe paqja më e keqe është më e mirë se lufta. Turqia flet me të gjitha palët dhe ka besimin e tyre, për fat të keq disa vende evropiane preferojnë provokimin dhe përshkallëzimin”. Kështu deklaroi presidenti turk Recep Tayyp Erdogan, duke u ndalur te lufta në Ukrainë, gjatë një konference për shtyp në Pragë.
Ndërkohë forcat e armatosura ruse nisën një sulm në qytetin e Zaporizhzhia gjatë natës duke përdorur drone kamikaze. Guvernatori i Zaporizhzhia Oblast, Oleksandr Starukh, raportoi në Telegram. Dronët Shahed-136 goditën dhe dëmtuan infrastrukturën në dy lagje të qytetit ukrainas. Një person ka mbetur i plagosur nga sulmi.
Forcat ukrainase shkatërruan tre depo municionesh ruse në Ukrainën jugore dhe vranë 105 ushtarë të ushtrisë së Moskës. Kështu ka bërë të ditur Komanda Operative Jugore. Ushtarët e Kievit shkatërruan gjithashtu tetë tanke ruse, 18 obusa Msta-S dhe Msta-B, një pjesë të artilerisë vetëlëvizëse Pion, një obus 152 mm, katër mortaja dhe 15 automjete të blinduara. Më në fund, gjashtë dronë Orlan-10, tre drone Shahed-136 dhe një dron Mohajer-6 u rrëzuan.