Veliaj: Në këto 7 vite kemi 550 mijë pemë më shumë, 81 kënde lodrash dhe ambiente sportive

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar 7-vjetorin e krijimit të Agjencisë së Parqeve, e cila është përkujdesur jo vetëm për rritjen e gjelbërimit në kryeqytet, por dhe për këndet e lodrave.

Veliaj shkruan në Facebook se në këto 7 vite si kryebashkia, janw shtuar 550 mijë pemë më shumë, 81 kënde lodrash dhe ambiente sportive.

“Gëzuar ditëlindjen Agjencia e Parqeve!
Në këto 7 VITE kemi 550 mijë pemë më shumë, 81 kënde lodrash dhe ambiente sportive e jo vetëm. BRAVO! – Ecim para, për punë edhe më të bukura”, shkruan Veliaj. Bashkia e Tiranës synon që gjer në vitin 2030, në kryeqytet të mbillen 2 milionë pemë të reja, si pjesë e Pyllit Orbital.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *