U rrëzua në kopshtin e fëmijëve, dërgohet me urgjencë 3-vjeçarja në spital

Një 3-vjeçare është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës, pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në  kopshtin e fëmijëve.

Policia thekson se po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 07.10.2022, rreth orës 08:40, në lagjen nr. 18, Korçë, në ambientet e brendshme të kopshtit të fëmijëve, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht një 3-vjeçare, e cila u dërgua për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *