Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit sot në autostradën Tiranë-Durrës, 44-vjeçari Hektor Psatha ndërroi jetë sot, pasi makina me të cilën po udhëtonte doli nga rruga.
Ironia e fatit është se viktima do të festonte sot ditëlindjen.
U mësua se Hektor Psatha ka qenë emër i njohur për policinë, pasi në të kaluarën ka qenë arrestuar për drogë dhe prostitucion. Ai ka dalë nga burgu rreth dy vjet më parë.
Psatha ka qenë portier i skuadrës Teuta për minifutboll.
Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 44-vjeçari