Toka nuk gjen qetësi. Provinca e Qinghai në Kinë goditet mëngjesi e sotëm nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4. Nga informacionet e deritanishme 8 persona janë plagosur dhe 1 ka humbur jetën.
Ndërsa mbrëmjen e djeshme, një tërmet me magnitudë 6.4 i shkallës rihter tronditi provincën Yunnan në jugperëndim të Kinës, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke plagosur 27 të tjerë.
Sipas sismologëve, tërmeti me thellësi 8 km u pasua nga disa goditje duke shkaktuar panik. Përpos viktimave dhe të plagosurve tërmeti shkaktoi dëme të shumta, shembje banesash, rrëshqitje të tokës, etj, ndërsa vijojnë operacionet e kërkim shpëtimit.