Shkodra nuk gjen qetësi, qëllohet me armë zjarri ndaj makinës në lëvizje

Pas disa ngjarjeve të rëndë të ndodhura kohët e fundit, duket se Shkodra nuk gjen dot qetësi.

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë natës së sotme në fshatin Mjedë, ku ndaj një makine të marrë me qira nga 42-vjeçari me iniciale A.B. është qëlluar me armë zjarri, ku sipas Policisë, ka vetëm dëme të vogla materiale.

Policia thekson se po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes kriminale.

Njoftimi i plotë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 02:00, shtetasi A. B., 42 vjeç, banues në fshatin Mjedë, ka njoftuar sallën operative se në aksin rrugor “Shkodër-Vau i Dejës”, në rrugën e fshatit Vukatane, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Toyota”, të cilin e kishte marrë me qira, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *