Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nënjë takim me anëtarë të partisë në Memaliaj, i qëndruar vendimit për votimin e simpatizantëve në primaret e PD-së për të zgjedhur kandidatët për kryebashkiakë.
Edhe pse aleatër kanë dalë kundër primareve, demokratët do ta vijojnë procesin, duke përfshirë në votimin brenda partisë edhe simpatizantët.
“PD sot është në misionin e shembjes së monizmit absolut i cili këtë vit është po aq absolut sa c’ishte në shkurt 1991. Edi Rama ka rrëmbyer të gjitha pushtetet dhe i përdor ato për pasurimin e tij, vjedhjen e fondeve publike, vjedhjen e pasurive publike, mashtrimin e përditshëm tuaj dhe arrogancën, shumëzimin me zero të qytetarëv. PD në këtë betejë mes falsitetit dhe të vërtetës u premton shqiptarëve ndryshimin, premton se do të ndryshojë vetë. Këtë po përpiqemi fort ta bëjmë realitet. Ndihem i kënaqur sot para jush sepse ne hyjmë në këtë fushatë elektorale siç kërkuat ju, siç premtuam gjatë takimeve me qytetarët, ju vetë do të zgjidhni përfaqësuesit tuaj, do zgjidhni kandidatin për kryetar bashkie dhe këshilltarët. i kemi dhënë fund pushtetit të kryetarit. Duam që ai që ju votoni të dijë se pa mbështetjen tuaj dhe po nuk u mbështeti ju nuk ka vend në karrigen që merr. Ne sjellim në këto zgjedhje ndryshimin e madh, sjellim primaret ku do votojnë jo vetëm anëtarët e PD, por edhe simpatizantët, përzgjedhjen e të cilëve nuk e di as kryetari i PD-së në Tiranë, as kryesia, por e dinë seksionet, e dini ju anëtarët e seksioneve të partisë. Ju bashkëpunoni me ta çdo ditë. Ju keni besimin ndaj njeri tjetrit. Ndaj dhe është vendosur që simpatizantët të regjistrohen në nivel seksioni, të plotësojnë formularin. Çdo qytetar i Memaliajt që ndihet simpatizant, të plotësojë formularin, të japë të dhënat dhe të vijë të votojë”.