Me shumë lehtësi, Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet në raundin e tretë në Kampionatin Botëror të xhudos, i cili po zhvillohet në Tashkend të Uzbekistanit. Në raundin e dytë, Krasniqi eliminoi xhudisten, Lin Hsuan Hsu me IPPON brenda 30 sekondave, bën me dije Komiteti Olimpik i Kosovës, i cili i uron edhe suksese xhudistes kosovare.
Kampionia olimpike Distria Krasniqi, për 30 sekonda në raundin e
Në raundin e parë, kampionia olimpike kaloi pa luftë, kurse në raundin e tretë do të ketë punë me xhudisten italiane, Giuffrida Odette, ndeshje e cila të jetë e vështirë, por edhe përcaktuese për vijimin e botërorit për olimpisten kosovare.
Xhudisja Distria Krasniqi po udhëhiqet në këtë Botëror nga e njohura Majlinda Kelmendi, e cila kryen detyrën e trajneres.