Emri/ Detaje nga atentati në Shkodër, 42-vjeçari sapo ishte kthyer nga Anglia

Detaje të reja kanë dal nga atentati që ndodhi mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se Armand Babaj, 42-vjeçari të cilit iu bë atentat në Shkodër kishte vetëm dy muaj që ishte kthyer nga Anglia. Babaj është nga Mjeda, Bashkia Vau i Dejës. Ai po udhëtonte me një mjet të llojit “Toyota” që kishte marrë me qira në momentin që në drejtim të tij është qëlluar me armë zjarri. Babaj i ka mbijetuar sulmit dhe plumbat kanë arritur të shkaktojnë vetëm dëme materiale në mjet. Pas ngjarjes, ai ka lajmëruar policinë.

Sakaq ende nuk dihet se kush janë autorët e kësaj ngjarjeje apo shkaqet që mund t’i kenë shtyrë për të bërë këtë pritë. Pritet grumbullimi i pamjeve filmike të kamerave të sigurisë së zonës për të hedhur më shumë dritë mbi autorët e ngjarjes.

Shkodra nuk gjen qetësi, qëllohet me armë zjarri ndaj makinës në lëvizje


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *