Nobeli për Paqen e merr një person dhe dy organizata. Avokati bjellorus i të drejtave të njeriut Ales Bialiatski dhe dy organizata nga Rusia dhe Ukraina – Memorial dhe Qendra për Liritë Civile – kanë fituar Çmimin Nobel për Paqen për vitin 2022.
“Fituesit “dëshmojnë rëndësinë e shoqërisë civile për paqen dhe demokracinë. Ata treguan rëndësinë e të drejtës për të kritikuar pushtetin dhe për të mbrojtur të drejtat themelore të qytetarëve,”-thotë kryetari i Komitetit të Nobelit.
Marrësit e një prej çmimeve më të lakmuara në planet vlerësohen gjithashtu për përpjekjet e tyre për të dokumentuar “krimet e luftës, abuzimet e të drejtave të njeriut dhe abuzimin me pushtetin”. Ndërkohë që pretendentë për Nobelin e Paqes ishin gjithashtu: Volodymyr Zelensky (Presidenti i Ukrainës); Kyiv Independent (lajme ukrainase në gjuhën angleze); Alexei Navalny (udhëheqësi i opozitës ruse i burgosur); Greta Thunberg (aktiviste e mjedisit); Organizata Botërore e Shëndetësisë (agjencia e OKB-së që punon për të promovuar shëndetin global); Nathan Laë (aktivist pro-demokracisë në Hong Kong); Ilham Tohti (akademik); Simon Kofe (ministri i Jashtëm i Tuvalut), etj.