Aktivisti bjellorus Ales Bialiatski është themeluesi i Viasna (Pranvera), një organizatë për të drejtat e njeriut që ka dokumentuar dhe protestuar përdorimin e torturës nga autoritetet kundër të burgosurve politikë.
Si një nga nismëtarët e lëvizjes demokratike që u shfaq në mesin e viteve 1980 në Bjellorusi, ai “i ka kushtuar jetën e tij promovimit të demokracisë dhe zhvillimit paqësor në vendin e tij”, sipas komitetit.
Autoritetet qeveritare kanë kërkuar prej kohësh ta mbyllin gojën. Që nga viti 2020 ai është i ndaluar pa gjyq.
Pavarësisht nga kjo “vështirësi e jashtëzakonshme personale, Bialiatski nuk ka dhënë asnjë centimetër në luftën e tij për të drejtat e njeriut dhe demokracinë në Bjellorusi,” tha komiteti.