Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i konfirmoi presidentit rus Vladimir Putin se Turqia është e gatshme të kontribuojë në kërkimin e një zgjidhjeje paqësore të konfliktit ukrainas, ka njoftuar zyra e presidencës turke, sipas raportimeve të Tass.
Ndërkohë Lavrov bëri thirje SHBA të shmang çdo përfshirje tjetër në konflikt. Edhe një herë, ne paralajmërojmë Shtetet e Bashkuara dhe sponsorët e tjerë të regjimit të Kievit kundër çdo përfshirje të mëtejshme në situatë si palë në konflikt. Ky është paralajmërimi i ministrit të Jashtëm rus, Serghei Lavrov, drejtuar Perëndimit, duke folur në një forum ndërkombëtar për politikat mjedisore dhe zhvillimin e qëndrueshëm përmes videokonferencës, siç raporton Tass.