U arrestuan ditën e sotme 2 shtetas banues në Leskovik, për veprën penale “Vjedhja” që dyshohet të jetë kryer në bashkëpunim.
Shtetasit e identifikuar si E. R., 33 vjeç dhe O. K., 23 vjeç në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një sasi karburanti, në një subjekt privat, në Shelegur, Ersekë.
Njoftimi i Policisë:
DVP Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë bënë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. R., 33 vjeç dhe O. K., 23 vjeç, banues në Leskovik, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, pasi këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një sasi karburanti, në një subjekt privat, në Shelegur, Ersekë.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.