Plagosi me armë Vali Corleone-n, merret vendimi për të dashurën e tij

King Valentino Corleone i cili njihet në rrjetet sociale me nofkën ‘Vali Corleone’, u plagos me armë zjarri në muajn gusht. Nga ajo kohë, gjykata e Gjilanit vendosi masën arrest me burg për 22-vjeçaren Anita Syla, e cila qëlloi me armë Corleonen në banesën ku dyshja bashkëjetonin prej kohësh.

Gjykata Themelore në Gjilan, më herët caktoi masën e paraburgimit me 30 ditë për Sylën. Së fundmi është zhvilluar seanca e radhës, ku përmes avokatit të saj Ramadan Leka, Anita ka pranuar fajësinë për të tri veprat penale që akuzohej.

Gjatë seancës së fundit, gjykata ka vendosur masën gjobë 1 mijë euro, për akuzën se nën ndikimin e substancave narkotike, kishte plagosur Valentino Corleone, duke i shkaktuar lëndime të lehta në trup. Kushti është që kjo shumë duhet të paguhet në një afat prej 30 ditësh. Nëse jo, dënimi me gjobë zëvendësohet në dënim me burgim prej 50 ditësh.

E akuzuara dhe i dëmtuari Princ Valentino Corleone, gjatë dëshmive të tyre para trupit gjykues, kanë deklaruar se ngjarja kishte ndodhur në mënyrë aksidentale dhe pa paramendim dhe se kishte ardhur si pasojë e ndikimit të substancave narkotike. Kujtojmë që e akuzuara në fjalë e konsideronte veten si “Vajza e Corleones” duke u bërë shpeshherë pjesë e showbiz-it.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *