Takim me sportistët/ Veliaj: Presim të bëhemi Kryeqyteti Evropian i Sportit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është takuar me sportistët dhe presidentët e federatave sportive.

Veliaj tha se Tirana pretendon të bëhet Kryeqyteti Evropian i Sportit, ku theksoi se sporti në vetvete është ekonomi.

Sakaq theksoi se arritjet e kryeqytetit janë të mëdha, ku theksoi se Tirana sot lakmohet nga të gjithë.

“Sot përpos talenteve shqiptare kemi dhe ato të huaj. Është sukses që kemi mbërritur në këtë ditë, pasi kemi fituar shumë talente. Tirana është një histori suksesi, kemi 144 shtetësi të cilët banojnë këtu. Do të thotë që jemi modernizuar dhe kemi ecur shumë shpejt. Jetojmë në një vend të lakmuar nga të tjerët, ne tashmë jemi një brend. Vlen shumë sot pasi kemi ndryshuar shumë. Kemi afat të çojmë aplikimin për buxhetin. Dua shumë ta bekojmë këtë nisëm, Tirana të ketë një stimul ekstra. Titulli na jep stimul për të kërkuar më tepër buxhet, në pamundësi për të bërë investime. Deri tani i kemi rënë me vesh, tani do veprojmë. Sporti është ekonomi”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *